Transmetuar më 17-05-2018, 14:21
Publicitet

Japonia është një prej vendeve me mirëqenie të lartë.

Ky vend i zhvilluar njihet për korrektësinë e lartë të institucioneve dhe kompanive ndaj qytetarëve.

Largimi i një treni nga stacioni për vetën 25 sekonda para orarit, është bërë çështje në mediat e ndryshme.

Operatori i kompanisë në fjalë u shpreh i irrituar ndaj makinistit teksa tha se "shqetësimet që i shkaktohen klientëve janë tërësisht të papranueshme".

Ky është rasti i dytë i ngjashëm brenda pak muajsh në këtë vend. Në Nëntor të vitit të shkuar treni i një kompanie tjetër u nis 20 sekonda më herët dhe kjo u shndërrua në çështje./a.m./noa.al/