Transmetuar më 16-05-2018, 21:59
Publicitet

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli është bërë baba.

Ansi dhe bashkëshortja e tij, janë bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Blodin, ndërsa fotografinë me gruan e tij e ka postuar në rrjetet sociale.

“Mirësëerdhe mes nesh biri i imë. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”, ka shkruar në Instagram futbollisti shqiptar.

Ansi Agolli për momentin është lojtarë i ekipit Qarabag të Azerbejxhanit.

Në ndeshjet e fundit ai nuk është grumbulluar më në Kombëtaren shqiptare./a.k/noa.al/