Transmetuar më 16-05-2018, 19:57
Publicitet

Pak ditë pasi u kthye nga Eurovizioni, këngëtari Eugent Bushepepa po shijon suksesin, edhe pse performanca e tij u rendit e 11 në finale.

Por duket se fama ka edhe anët e saj negative.

Sot Genti shkruan se dikush që pretendon se është ai, bën thirrje për të dhuruar para në formë donacioni.

Ndaj ai u kërkon shqiptarëve që të mos bjenë pre e këtij mashtrimi pasi në të vërtetë nuk është ai.

“Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është real. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!”, shkruan Bushpepa në rrjetet sociale./m.sh/noa.al/