Transmetuar më 16-05-2018, 16:25
Publicitet

Një polic hero ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një vajzë 8-vjeçare nga një sulm kamikaz i familjes së saj, jashtë stacionit policor në Indonezi.

Roni Faisal vrapoi tek vajza pasi familja e saj në dy motoçikleta u hodh në erë, në Surabaya.

Vajza jetime ishte mes nënës dhe babait të saj, ndërsa shpërthimi me bombë vrau prindërit e 8-vjeçares dhe dy vëllezërit të moshës, 14 dhe 16 vjeç.

“Pashe se ishte fëmijë, 7 ose 8 vjeç, fytyra dhe trupi i saj ishin të mbuluar me gjak", tha Roni për ABC të martën.

"Instikti im prej babai ishte që ta shpëtoja atë”, vijoi ai.

Shefi i policisë së Surabaya, Tito Karnavian tha se vajza 8- vjeçare mbijetoi nga shpërthimi, ndërsa prindërit e saj dhe dy vëllezërit u vranë.

Familja e kamikaze, që plagosi katër oficerë policie dhe gjashtë civilë, ishte e lidhur me grupin ekstremist pro-ISIS Jemaah Ansurat Daulah.

Ky është i njëjti grup që të dielën ka koordinuar tre sulme terroriste në kishat e krishtera në Surabaya, përfshirë edhe sulme kamikaze. Nga këto tre sulme mbetën të vrarë 28 vetë. /k.k/noa.al/