Transmetuar më 16-05-2018, 14:16
Publicitet

Janë aq të rehatshme dhe kthehen në vendin e tyre vetë. Janë shapkat e së ardhmes të realizuara nga “Nissan”, kompania japoneze e makinave.

Këto shapka u vijnë në ndihmë gjithë atyre që janë të çrregullt dhe që përtojnë që ti vendosin në vend.

Kompania ka aplikuar në to teknologjinë ProPilot, e cila u lejon makinave që të parkohen vetë dhe e njëjta gjë është përdorur edhe për shapkat.

Shapkat janë eksperimentuar në suitat e hoteleve luksoze në Hakone të Japonisë

Pamjet e këtij eksperimenti janë shumë argëtuese dhe mund t’i shihni në videon që noa.al sjell më poshtë.

Mjafton të shtypësh një buton dhe shapkat e përshtatura me sensor për lëvizjen dhe mikrokamera, kthehen në vendin e tyre. /a.y/noa.al