Transmetuar më 16-05-2018, 12:45
Publicitet

Një person i shpallur në kërkim i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, është vënë në prangat e policisë së Kukësit.

I arrestuari është Ndriçim Xhepa, 28 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Ndalimi i tij u bë këtë të martë, duke ekzekutuar vendimin e Gjykata së Apelit Shkodër.

Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë në mars të vitit 2017 nga Gjykata e Tropojë, e cila e ka  dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për veprën penale” Kultivim të bimëve narkotike”. /a.y/noa.al