Transmetuar më 16-05-2018, 09:42
Publicitet

Një operacion i policisë së Lezhës ka zbuluar armë, bizhuteri të vjedhura dhe një shumë të konsiderueshme parash, duke vënë në pranga një person.

Nga ana e policisë së Lezhës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan një pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë, 14.600 euro dhe një sasi bizhuterish.

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip ‘Lancia’ që drejtohej nga Roan Brahimi, 26 vjeç, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

26-vjeçari lezhjan u arrestua në flagrancë dyshuar si posedues i tyre.

Ndaj tij hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. /a.y/noa.al