Transmetuar më 15-05-2018, 20:34
Publicitet

Nga Spartak Ngjela

Po lodheni kot se është e pamundur që me një logjikë fëminore të mund të bindini politikën amerikane.

Sot i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar: edhe ky Rama edhe ai Berisha shihet se janë hedhur në sulm kundër ministrit të Brendshëm Xhafaj.

Po pse?

Sepse atë e mbështet Uashingtoni në luftë kundër korrupsionit shqiptar aktual.

Po mirë: Nuk e kuptojnë këta fakirë të kapur në abuzim se këtë gjë e kuptojnë edhe amerikanët?

Po mirë: Pse, ministri Xhafaj do prishë marrëveshjen me politikën e lartë amerikanë kundër korrupsionit shqiptar, për "mustaqet e Çelos"?

Asgjë... Ai është ministri anti korrupsion i aleatit të madh të Shqipërisë.

Po nuk besoj se mund të bindet politika amerikane nga psherëtimat dëshpëruese të korrupsionit të lartë shqiptar, kur të gjithë këtë korrupsion, individualisht, ai e ka tashmë të skeduar në analet e tij në Uashington.

Kjo është një komedi... hajdutët në Tiranë po bërtasin me thirrmë çjerrëse : "kapni hajdutin".

Kurse amerikanët kam përshtypjen se po qeshin.

Po pse po qeshin?

Do të vijë koha të shpjegohet edhe kjo...

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al