Transmetuar më 15-05-2018, 16:40
Publicitet

Një nënë e tre fëmijëve, e cila shtyu trajtimin e kancerit të lëkurës për të mbrojtur jetën e binjakëve të saj të palindur, ka humbur jetën.

Danielle Dick ishte në fillim të shtatëzanisë me binjakët kur filloi të kishte dhimbje të forta koke.

Ajo i neglizhoi si efekte të shtatzanisë për disa javë derisa testet zbuluan se 32-vjeçarja, ishte me kancer lëkure dhe kishte fazën 4 melanoma që ishte përhapur në trurin e saj.

Mjekët i thanë se kishte shans 20% për jetuar rreth 5 vite nëse fillonte menjëherë trajtimin me rreze.

Por duke e ditur se kjo mund te vriste fëmijët e saj që kishte në bark, Danielle refuzoi dhe vendosi që të mbajë djalin Colby dhe vajzën Reagan deri sa të mundej.

Ajo i solli në jetë binjakët në korrik të vitit të kaluar dhe peshonin më shumë se 3 kg. Gruaja kishte edhe një vajzë tjetër më të rritur.

Danielle u trajtua intensivisht menjëherë, por ishte tepër vonë. Ajo vidiq në spital në Huston, i rrethuar nga familja.

Mjekët besojnë se kanceri iu ishte shfaqur për shkak të një nishani që Danielle kishte hequr në vitin 2011.

Gjatë shtatzanisë, 32-vjeçarja iu nënshtrua disa operacioneve për të luftuar kancerin, duke hequr tre masa nga truri i saj dhe dy në bark.

Por ajo shtyu trajtimet me anë të rrezatimit, kimioterapisë dhe skanimeve për të sigurinë e binjakeve të saj. /k.k/noa.al/