Transmetuar më 15-05-2018, 13:30

Nxori në pah ironinë dhe fitoi. Bëhet fjalë për këngëtareb Netta Barzilai, e cila me një look ekstravagantë dhe me shumë kilogramë më shumë, arriti të fitoi Eurovision Song Contest, duke çuar fitoren në shtetin e saj, Izrael.

Por para se të niste karrierën muzikore, 25-vjeçarja ka qenë kameriere dhe mësuese fillore.

Gjithashtu ajo ka bërë edhe shërbimin ushtarak.

“Idiot, nuk jam lodra jote”, thuhet në tekstin e këngts “Toy”, e cila fitoi festivalin europian të muzikës.

Por fitorja e saj nuk i shpëtoi Kryeministrit Benyamin Netanyahu, që pas komplimenteve të ngrohta në telefon, e nisi mbledhjen e qeverisë duke i përshëndetur ministrat me fjalën “Boker Toy”, duke përfshirë titullin e këngës, për të thënë “mirëdita”. /a.y/noa.al