Transmetuar më 15-05-2018, 12:03

Një djalë i ri nga Cërriku e ka pësuar keq, pasi ngacmime fjalë një vajzë të mitur.

Gjatë ditës së djeshme u paraqit në polici e mitura nga Cërriku, K.Ç., 12 vjeçe.

Ajo tha se teksa ka qenë duke kaluar në rrugë, e ka ngacmuar seksualisht me fjalë 20-vjeçari E.F., banues në të njëjtën lagje me të.

“Të hënksha…”, mësohet ti ketë thënë i riu vajzës së vogël, por edhe disa fjalë të tjera, të cilat e mitura nuk i ka duruar dot.

Kështu ajo është paraqitur në polici për të bërë denoncim, duke bërë që ndaj 20-vjeçarit të nisin hetimet.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vepra të turpshme”. /a.y/noa.al