Transmetuar më 15-05-2018, 11:32

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do të njihet zyrtarisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie” që është dhënë më herët ndaj tij.

Ai mbërriti në gjykatë rreth orës 11:00 i shoqëruar nga një patrullë policie. Kjo pasi ish-ministri nuk mund të lëvizë nga banesa pa shoqërimin e uniformave blu.

Tahiri ishte i qeshur kur zbriti nga automjeti dhe u përshëndet me një ish-vartëse të tij.

Ai dukej i qetë në ambjentet e gjykatës ku u përball me prokurorët e çështjes.

Gjatë gjithë kohës ministri duket teksa bashkëbisedon me avokatin e tij Makas Haxhia. Kujtojmë se mbrojtja ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin.

Edhe prokuroria nga ana e saj pritet të ndërmarrë të njëjtin veprim pasi ka kërkuar masën e “arrestit me burg”./a.m./noa.al/