Transmetuar më 15-05-2018, 11:11
Publicitet

Këngëtari Eugent Bushpepa deklaron se një nga gjërat që nuk priste nga Eurosong 2018, ishte vlerësimi i Italisë ndaj këngës së tij.

Ai tha se, ajo që ju duk çudi e madhe, ishte vlerësimi i Italisë, të cilës Shqipëria i dha pikët maksimale por mori prej saj zero pikë.

“Çudia më të madhe në këtë mes ishte Italia. Ne menduam që duke pasur edhe një përfaqësues shqiptar ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me ne”, tha këngëtari, teksa ishte i ftuar në ‘Opinion’.

Nga ana tjetër ai shtoi se nuk ka pasur asnjë bisedë paraprake me delegacionin e pikëve. /a.y/noa.al

Eugent Bushpepa tregon incidentin: Qipro kërkoi të heq foton me Eleni Fourierën