Transmetuar më 15-05-2018, 09:30
Publicitet

Një ndërhyrje kirurgjikale urgjente, për Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump.

Gruaja e Presidentit Donald Trump, këtë të hënë u shtrua në Walter Reed National Military Medical Center, pranë Washington, për shkak të problemeve me veshkat.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se, “Zonja e parë iu nënshtraa një ndërhyrje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses dhe pa komplikime”.

Por zonja Trump, 48 vjeçe, gjatë gjithë javës do të duhet të qëndrojë e shtruar në spital.

Nga ana e tij Presidenti Trump shkroi në Twitter se, “Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme. Tani është mirë. Ju falenderojmë të gjithëve”. /a.y/noa.al