Transmetuar më 15-05-2018, 09:09

Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Beratit pas dhunës së ushtruar ndaj të atit.

I arrestuari është 17-vjeçari A.P., i cili u prangos këtë të hënë pas denoncimit të bërë nga i ati.

Adoleshenti akuzohet se për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjete të forta babanë e tij, S.P., 44 vjeç.

Mësohet se i riu ishte natyrë problematike dhe gjatë një debati me të atin, nuk ka kursyer dhunën.

Ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit veprën penale, “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al