Transmetuar më 14-05-2018, 13:14

Teksa pritet inaugurimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem, në Rripin e Gazës ka plasur dhuna.

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur dhe 500 të tjerë janë plagosur nga përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve.

Ndaj protestuesve palestinezë u përdorën armët e zjarrit. Referuar të dhënave, të paktën 93 të plagosur kanë marrë plagë arme zjarri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se përleshjet nisën teksa protestuesit palestinezë këputën telin me gjemba dhe kaluan në pjesën izraelite.

Viktima e parë e përjeshjeve është 21-vjeçari Anas Hamdan Qudeih. Izraeli akuzon se prapa dhunës qëndron organizata “Hamas”.

“Ushtria po merr masa ndaj 10 mijë protestuesve të dhunshëm të shpërndarë në dhjetë pika të ndryshme, ndërkohë mijëra të tjerë janë gati për të na sulmuar”, thuhet në reagimin e ushtrisë izraelite./a.m./noa.al/