Transmetuar më 14-05-2018, 12:23
Publicitet

Vajza harron që të lajë enët, kështu që babai vendosë ta ndëshkojë duke i vrarë qentë e saj. Një veprim i pazakontë ai i 35-vjeçarit Jeffrey Don Edwards, i cili vrau qentë e së bijës adoleshente, e cila kishte dalë nga shtëpia e tyre në Harrah, të Oklahoma, SHBA.

Gjithçka vetëm sepse 16-vjeçarja kishte harruar të lante enët.

Burri u arrestua nën akuzën e keqtrajtimit të kafshëve dhe për armëmbajtje pa leje.

Siç raportojnë mediat vendase, vajza i kishte të përcaktuara detyrat që të lante enët bashkë me vëllanë 15 vjeç. Por mbrëmjen e 9 majit, ajo kishte harruar se kishte radhën, duke bërë që babai ta gjejë lavamanin plotë me enët e palara.

Një sjellje e papranueshme për 35-vjeçarin, i cili nisi të bërtasë dhe të thyejë pjatat. Kështu vajza telefonoi të ëmën, e cila është e ndarë nga i ati, duke i kërkuar që ta merrte me vete. Gruaja shkoi për ta marrë, por kur adoleshentja u rikthye në shtëpinë e të atit, gjeti një pellg gjaku dhe nuk po i shihte më qentë e saj, shkruan noa.al.

Vajza telefonoi policinë, ku xhaxhai i saj pohoi se i ati i kishte vrarë qentë si ndëshkim ndaj së bijës, në gjaknxehtësi e sipër.

Por Jeffrey mohoi çdo akuzë, pavarësisht dëshmisë kundër tij nga dy persona. Ndërkohë ish-gruaja e 35-vjeçarit deklaroi se fëmijët janë të tronditur mbi gjithë sa ka ndodhur, duke shtuar se ishin shumë të lidhur me dy kafshët. /a.y/noa.al