Transmetuar më 14-05-2018, 07:52
Publicitet

Në muajin janar të këtij viti, dolën lajmet se “Big Brother” do të rikthehej me një version VIP dhe zërat u vërtetuan kur Top Channel publikoi videon promovuese të spektaklit.

Mirëpo prej 4 muajsh “Big Brother VIP” sikur u harrua, çka bëri që të përflitet se është anuluar.

Burime të “IMAlbania” bëjnë të ditur se spektakli do fillojë së shpejti dhe është i konfirmuar tashmë si pjesë e programeve të sezonit të ardhshëm televiziv.

U tha se në shtëpinë e famshme do futen banorë të edicioneve të kaluara që janë kthyer në VIP, por në të vërtet në “Big Brother VIP” do futen të famshëm që i shohim përditë në televizion dhe rrjete sociale

Përgatitjet kanë filluar, por data se kur nis spektakli nuk është zbuluar ende. Ndërkohë sa i përket prezantimit, thuhet se “Big Brother VIP” do ta drejtojë Ledion Liço.