Transmetuar më 13-05-2018, 20:36
Publicitet

E njohur si “Bukra” e Portokallisë”, me rolet e saj në këtë show humori, Albana Perhati është kthyer në një nga aktoret më të preferuara të publikut e ndër më të komentuarat.

Albana ishte e ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj ku gjatë intervistës foli edhe për një nga miqtë e saj më të mirë.

Me humor aktorja u shpreh se nuk e duron dot Julin sepse flet shumë.

“Juli sikur hante gazeta në pikë të mëngjesit. Fliste shumë, bërtiste shumë. Shumë energjik Juli. E dua se ka aq energji, pavarësisht se ndonjëherë nuk e duroj dot, më ngrihen nervat”, u shpreh Albana.