Transmetuar më 13-05-2018, 18:13
Publicitet

Lazio shpërdoroi mundësinë për të siguruar matematikisht kualifikimin për në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm, pas disa vitesh mungesë.

Ekipi roman nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Crotones në transfertë, skuadër e cila nga ana e saj lufton për mbijetesë në Serinë A.

Tashmë, diferenca mes Lazios dhe Interit shkon në tre pikë, duke rihapur garën për vendin e 4-t.

Nëse ekipi zikaltër mund Lazion në “Olimpico” në ndeshjen e fundit të kampionatit, atëherë do jenë ata që sigurojnë vendin e 4-t.

Ekipit të Igli Tares i mjafton ndërkohë një barazim./a.m./noa.al/