Transmetuar më 13-05-2018, 13:58

Ndanin vetëm pak orë nga dita e madhe, ku ditën tjetër do të bëheshin burrë dhe grua.

Por një fatkeqësi i mori jetën këtë të premte, një çifti nga Passos në Brazil, vetëm një ditë para dasmës.

Luana Alves, 36 vjeçe dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm Rodrigo Nogueira, 31 vjeç ishin në qiellin e shtatë, pasi një ditë më vonë do të kurorëzonin dashurinë e tyre.

Por teksa po bënin blerjet e fundit për dasmën, u përfshinë në një aksident rrugor, nga i cili humbi jetën.

Makina e tyre u përplas me një mjet tjetër në autostradën Highway të Brazilit. Rodrigo kishte tentuar të parakalonte një makinë, manovër kjo që shkaktoi aksidentin.

Luana gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa Rodrio pak më vonë në spital.

Edhe drejtuesi i makinës tjetër, Jorge Rocha, 50 vjeç, humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra, shkruan noa.al.

Të afërmit e çiftit shprehen të shokuar, ku shumë prej tyre sapo kishin ardhur në qytet për dasmën. Funerali për ta u organizua në të njëjtën kishë, ku do të betoheshin si burrë dhe grua. /a.y/noa.al