Transmetuar më 13-05-2018, 13:27

Pak ditë më parë ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, zhvilloi një takim me ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.

Por ditën e sotme ata janë parë sërish bashkë, çka lë të kuptohet se mes tyre janë sheshuar mosmarrëveshjet që mund të kenë patur.

Ata janë parë të dy bashkë në Tiranë, në aktivitetin e organizuar nga komuniteti LGBT, në mbështetje të komunitetit me orientim seksual ndryshe.

Manjani dhe Lu u shfaqën bashkë në Tiranë, në aktivitetin e pedalimit, në prag të 17 majit, ditës ndërkombëtare të komunitetit LGBT.

Kujtojmë se Manjani ishte një zë kritik ndaj LGBT në shkolla, ndërsa sot është bashkuar në paradën kundër homofobisë, bashkë me Lu, i cili pak javë më parë mbajti qëndrim të prerë kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, që kishin qëndrime hiomofobe, mes tyre edhe ndaj ish-ministrit. /a.y/noa.al