Transmetuar më 13-05-2018, 07:46
Një moment vërtetë i sikletshëm për këngëtaren britanike Surie, teksa këndonte në finalen e festivalit europian të muzikës, Eurovision 2018.
Gjatë kohës që Surie këndonte, një fans nga publiku u ngjit furishëm në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin.
Ndonëse e sikletosur dhe pa mikrofon, këngëtarja nisi të duartrokasë duke ndjekur ritmin, teksa punonjësit e sigurisë, ndërhynë dhe e larguan “të paftuarin”.
Drejtuesit e festivalit kërkuan që kënga të këndohet edhe një herë, por këngëtarja refuzoi.
Surie deklaroi se ndihej krenare dhe nuk ka arsye që të këndonte sërish. /a.y/noa.al