Transmetuar më 13-05-2018, 07:28
Publicitet

Festivalli europian i muzikës Eurovision 2018, u fitua nga Izraeli, me këngëtaren Netta e cila triumfoi me këngën “Toy”.

Në vendin e dytë në finalen e së shtunës mbrëma, u rendit shqiptarja Eleni Foureira, e cila përfaqësonte Qipron.

Ndërkohë shqiptari tjetër Ermal Meta, i cili bashkë me Fabrizio Moron përfaqësonin Italinë, zunë vendin e tretë.

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësonte Shqipërinë, u rendit i 11-ti.

Deri afër fundit këngëtari shqiptar mbajti vendin e shtatë, por bashkimi i votave të jurisë me publikun e zbritën më poshtë. /a.y/noa.al