Transmetuar më 13-05-2018, 00:00
Publicitet

Përfudnimisht Interi nuk bind. Ky fakt u vërtetua edhe sonte në humbjen turpëruese ndaj Sasuolos.

Humbja bëhet edhe më e rëndë po të marrim në konsideratë se skuadra e Interit luante përpara tifozëve të vet.

Me humbjen 1-2 ekipi zbeh edhe më shumë shpresat për një kualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm.

Interi ndodhet në vendin e pestë, me dy pikë më pak se Lacio e vendit të katërt, por ky i fundit ka një ndeshje më pak.

Një fitore e Lacios përballë Krotones do ta komplikonte edhe më shumë pozicionin e Interit, që edhe këtë vit dështuan në arritjen e objektivave. /k.k/noa.al/