Transmetuar më 12-05-2018, 17:03
Publicitet

Ndërsa siguroi Kupën e Italisë dhe është shumë pranë fitimit të kampionat, Juventus ka siguruar blerjen e parë për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Emre Çan, teksa tratativat për ta sjellë në Torino, duket se janë finalizuar me sukses.

Mesfushorit turko-gjerman i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por ka vendosur që ta mos ta rinovojë më atë.

Emre Çan më 26 maj do të jetë i pranishëm në finalen e Kievit ndaj Realit, me shumë mundësi jo në fushë, ndërkohë që një ditë më pas pritet të bëhet edhe transferimi zyrtar te kampionët e Italisë.

Ai do të firmos një kontratë 5-vjeçare, dhe do të përfitojë 5 milionë euro plus bonuse në sezon./a.k/noa.al/