Transmetuar më 10-05-2018, 13:06
Publicitet

A duhet ti hamë patatet e mbira? Shpesh ndodh që patatet e mbajtura shumë gjatë ose të ruajtura keq, të mbijnë duke nxjerrë sythe dhe ne shpesh i kemi konsideruar të dëmshme për shëndetin.

Kështu ndodh që ti hedhim pa u përdorur as pjesën e brendshme. Por një studim britanik i Universitetit të Lincoln ka zbuluar se patatet e mbira, janë njëlloj të shëndetshme si patatet e tjera.

Natyrisht është e rëndësishme që të hiqet pjesa e dëmtuar, ndërsa sasia e mbetur mund të hahet pas asnjë problem.

Sipas këtij studimi, një javë pas blerjes së patateve, ekziston me 50% mundësia që të nisin të mbijnë, shkruan noa.al.

Por tashmë studimi garanton se, mjafton të eliminoni pjesën e mbirë, dhe sasinë tjetër konsumojeni normalisht. /a.y/noa.al