Transmetuar më 07-05-2018, 10:13
Publicitet

Ai, ajo dhe tjetri. Një histori me tre protagonistë, edhe pse njëri, siç shpesh ndodh, nuk dinte asgjë, burri.

Prej xhelozisë, ajo goditi me thikë të dashurin, gjë që çoi në zbulimin e lidhjes klandestine, pasi ai përfundoi në spital.

Bëhet fjalë për një djalë 26 vjeç, i cili u plagos nga e dashura e tij 40-vjeçare, e cila është e martuar dhe jeton me të shoqin në Pantigliate, të Milano, Itali.

Mëngjesin e së shtunës, gruaja u dërgua në shtëpi nga policia, në arrest shtëpie, ku do ti duhet të ndajë apartamentin, me burrin që tradhtoi.

Tashmë i shoqi, përveç tradhtisë, do ti duhet të përballojë edhe bashkëjetesën e detyruar.

Mësohet se gruaja humbi toruan gjatë së shtunës, pasi në telefonin e të dashurit 26-vjeçar, gjeti mesazhin e një vajze. Në debat e sipër, gruaja rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe e plagosi. /a.y/noa.al