Transmetuar më 07-05-2018, 07:29
Publicitet

Katër persona humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Kreshje të Maqedonisë, në aksin rrugor Resnjë-Ohër.

Dy automjete, njëri me targa të Manastirit dhe tjetri të Ohrit u përplasën me njëri tjetrin, duke u marrë jetën personave që udhëtonin me to.

Mësohet se viktimat janë dy çifte bashkëshortësh të cilët udhëtonin njëri me një makinë tip “Benz” dhe tjetri me një “Audi”.

Dy prej viktimave, janë banorë të komunës së Manastirit dhe dy të tjerë të komunës së Mogillë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e tyre. /a.y/noa.al