Transmetuar më 06-05-2018, 14:49
Publicitet

Bota e futbollit e mban mend si një prej trajnerëve më popullorë në botë, ndërsa sot ai po lufton me vdekjen.

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se ai pësoi hemoragji cerebrale, dhe me urgjencë u transportua në spital.

Klubi anglez i Premier League thotë se ndërhyrja ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për t’u kthyer në normalitet.

Gjithsesi, gjendja e tij vijon të mbetet serioze.

Për shumë vite Sir Alex drejtoi Manchesterin, duke triumfuar si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. /k.k/noa.al/