Transmetuar më 05-05-2018, 19:56
Publicitet

Kur ai u largua nga shtëpia e tij në Egjipt, në vitin 2014, Luis Suarez ishte golëshënuesi më i madh në historinë e Liverpoolit duke shënuar në një sezon 31 gola.

Liverpuli harxhoi miliona për shumë sulmues, që nga Baloteli deri te Lambert, por tani duket se ka gjetur të duhurin.

Muhamed Salah duket se është fiks për Liverpulin.

Ai po shkëlqen dhe është njeriu kyç i skuadrës së trajnerit gjerman Jurgen Klopp.

Sulmuesi egjiptian është gjithmonë një hap përpara kundërshtarëve.

Nëse i jep hapësirë, ai do të krijojë një epërsi e do të shënojë.

Numrat flasin vetë: 38 ndeshje, 32 gola dhe 11 asist.

Në kampionat ai ka shënuar 24 gola, në Ligën e Kampionëve 7 gola në 9 ndeshje, dhe një në FA Cup.

Ai ka takuar së fundmi një person që konsiderohet sozia e tij.

Se sa të ngjashëm janë, ju mund ta jepni vetë gjykimin tuaj duke parë videon e mëposhtme./a.k/noa.al/