Transmetuar më 01-05-2018, 23:18
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Prishtinë-Mitrovicë, në dalje të fshatit Milloshevë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mësohet se një automjet tip Opel Corsa, është vetëaksidentuar.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.
Ndërkaq lajmi për aksidentin, është konfirmuar për mediat vendase edhe nga Policia.
Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit në fjalë./a.k/noa.al/