Transmetuar më 01-05-2018, 21:58
Publicitet

E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu do të bëjë renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia tregoi shenjat më me fat.

“Jemi në një nga muajt më të rëndësishëm të vitit. Në Maj ndodh një ndryshim apozicional i fuqishëm i Uranit, pas 7 vitesh që ishte në Dash. Urani futet në shenjën e Demit në datë 15 Maj dhe të gjitha shenjat do të marin një shije për 7-vjeçarin e ardhshëm i cili do të jetë i furishëm”, tha në mënyrë të përmbledhur Shehu.

Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:

12-Gaforrja është në pozicionin e fundit për muajin Maj pasi do të ketë një përballje me Saturnin. Do të ngrihen disa marrëdhënie personale, por do të kenë vështirësi në çështjet ekonomike. Gaforret duhet të përgatiten gjatë Majit për të sqaruar marrëdhëniet e tyre. Por një pikë e fortë e Gaforreve do të jetë jeta sociale, njohjet dhe shoqëritë.

11-Luanët, janë në këtë pozicion pasi paralajmërohet jo vetëm një Maj i vështirë, por një 7-vjeçar i vështirë. Në fushën e karrierës do të kemi shumë paqëndrueshmëri, do kenë debate dhe ulje nga detyra edhe skandale në detyrë. Luanët duhet të maten jashtë mase mirë pasi do të provojnë një shije që do ta provojnë edhe për 7 vite të tjera. Kujdes pasi ka ardhur koha të provoni tërmetet në jetën tuaj.

10-Peshqit, janë në këtë pozicion sepse kanë një lloj ndjeshmërie me Hënën në Akrep. Do kenë lajme të mira dhe do të jenë romantike. Fundi i muajit ia përmbys romancën dhe duhet të maten mirë para se të marrin vendime. Ajo që duhet të kenë kujdes është komunikimi me të tjerët pasi këtë muaj do të ndryshojë shumë.

9-Dashi është në këtë pozicion, por duhet të brohorasim për ta sepse ikën Urani nga shenja e tyre. Në fushën e ekonomisë do të marrin një shije të mirë. Kjo që do të përjetojnë këtë muaj do zgjasë për 7 vite në jetën e tyre.

8-Peshorja shpëton nga pozicioni i Uranit përballë tyre. Do kenë një çështje të rëndësishme për të parë. Do kenë paqëndrueshmëri, por mund të kenë edhe fitime parash. E rëndësishme është se këto ditë do të ketë një kontratë shumë të rëndësishme.

7-Bricjapi do të meret në konsideratë. Priten çudira, do modernizohen dhe do të marrin shije shumë të mirë. Do të arrijnë sukses në qëllimet e tyre.

6-Virgjeresha do ketë pozicionim të mirë nga ana sociale dhe ekonomike. Do të jenë më dhurues ndaj të tjerëve. Do ta marrin këtë 7-vjeçar si mësim të mirë.

5-Shigjetarët kanë qenë melankolikë dhe do vazhdojnë të jenë edhe për disa ditë të tjera. Ajo që ka më shumë rëndësi për ta është puna. Ata do të kenë një punë të re dhe më vonë premtohet ndryshim thelbësor për ta.

4-Akrepët ndoshta kanë qenë frymëzues për të tjerët dhe për veten. Me futjen e Uranit në shenjën e tyre fillon një periudhë e re për ta dhe çdo gjë e re do të bëhet pjesë e tyre. Do bëjnë ndryshime të konsiderueshme. Pritet një 7-vjeçar që do të trondisë themelet e tyre.

3-Ujorët do të kenë një shkëndijë të fortë në marrëdhënie me të tjerët dhe do bëhen protagonistë ngjarjesh të rëndësishme.

2-Binjakët janë në muajin e tyre, dielli futet në shenjën e tyre. Duhet të merren me punën sepse do të kenë lajme të mira. Por për ta nuk vijnë lajme të mira për 7-vjeçarin e ardhshëm. Do kemi prapaskena, armiq, kundërshti, bllokime të rëndësishme dhe skandale. Presim një 7-vjeçar tronditës për ta por muaji Maj do të jetë i mirë pasi kemi pozicionime të planetëve që i bën pozitivë. Do përgatiten për një përballje titanësh.

1-Demët janë protagonistë jo vetëm të Majit. Do dëgjojmë shumë për ta 7-vjeçarin e ardhshëm. Futja e uranit në shenjën e tyre do sjellë një rinovim në jetën e tyre. 7-vjeçari i ardhshëm do të jetë shumë pikant dhe do t’iu duhet shumë për t’u mësuar.