Transmetuar më 29-04-2018, 16:16

Kërkuesit e shumtë ende debatojnë rreth mënyrës më të mirë për përgatitjen e hudhrave për t’i konsumuar.

Hudhra është konsideruar shumë si një përbërës për rritjen e shëndetit për një kohë shumë të gjatë, që përdoret për të trajtuar sëmundjet njerëzore për mijëra vjet.

Në një studim të fundit, të botuar nga shkencëtarët e Universitetit Nottingham, kërkuesit kanë arritur në përfundimin se hudhra mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit,sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit të tipit dy.

Për më tepër, mënyra në të cilën përgatitet hudhra mund të ketë një efekt pozitiv.

Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë se cila metodë e përgatitjes është më e efektshme.

Hudhra prodhon një shumëllojshmëri të përbërjeve të squfurit kur është e përgatitur, nëse është e copëtuar, e fermentuar në alkool ose e shtypur në vaj.

Sipas studiuesve, këto përbërje squfuri mund të ndikojnë në ‘molekulat e snjalizimit të gaztë’ të tilla si oksid nitrik dhe sulfur hidrogjeni që prodhon natyrshëm në trupin e njeriut. /k.k/noa.al/