Transmetuar më 26-04-2018, 23:35

Publicisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora news, ka folur sërish për takimin e Ramës më Merkelin në Berlin, në bisedë u përmend edhe çështja e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe sipas Nazarkos, Merkeli nuk ka kohë që të humbasë me këtë çështje.

Nazarko: Unë i kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat, e Ramës me Merkelin në Berlin. Historia e Tahirit siç është thurur në Shqipëri është diçka krejt ndryshe. Duke qënë që Tahiri ishte personi më rëndësishëm në polici ishte e ditur që do të mbante peshën më të madhe.

Nuk e perceptoj dot që Kancelarja Gjermane të harxhoj kohën e saj me temën e Tahirit, Merkel tha vetëm që ka disa kushte që shqipëria duhet të plotësojë para se të hyjë në Be. Gjermania si vendi i dytë më i fuqishëm në botë, të harxhojë 90 minuta me çështjen e Tahirit.