Transmetuar më 26-04-2018, 22:16
Publicitet

Një e moshuar në Spanjë ngjan mjaft me Donald Trump, pasi fotoja e saj u bë virale.

Gazetarja Paula Vazquez po punonte mbi një artikull për fermerët dhe dëmshpërblimet për stuhitë, sipas Newsweek.

Ajo foli me Dolores Leis Antelo, e cila jeton në një fermë në Cabana de Bergantinos, i bëri një foto dhe e postoi në Instagram.

Vasquez tha për median spanjolle Faro de Vigo, se ajo nuk e kishte vënë re ngjashmërinë mes Trump dhe Antelo. Por njerëzit online, po.

Ka dhe nga ata që me ironi shkruajnë “Ndoshta është e motra po ai nuk di gjë”.