Transmetuar më 26-04-2018, 20:52

Një tjetër rast vetëvrasjeje regjistrohet në vend. Një 59-vjeçar nga fshati Çepunë i Gjirokastrës i ka dhënë fund jetës pasditen e së enjtes.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.M.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupit hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./a.m./noa.al/