Transmetuar më 26-04-2018, 20:37

Policia e Kukësit ka ndaluar një 75-vjeçar i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në datën 4 Prill në fshatin Borje.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Adem Tale.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim prej afro tre javësh, kur pas një konflikti në banesë, vrau bashkëshorten e tij Zejne Tale, 68-vjeçe.

Ngjarja ndodhi në datën 4 Prill, rreth orës 23:16 minuta në fshatin Borje të Kukësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për veprime të mëtejshme./a.m./noa.al/

Krimi në familje në Kukës, kush është gruaja e vrarë nga burri