Transmetuar më 26-04-2018, 20:11

Gazetari amerikan Dan Friedman i revistës investigative “Mother Jones” ka reaguar sot pas akuzave të LSI-së se është paguar nga paratë e drogës të Edi Ramës, lidhur me shkrimin për lobimin në SHBA përmes një kompanie me burime financiare të dyshimta.

Ai tha se të gjitha provat janë në atë shkrim ndërkohë LSI sipas tij nuk i ishte përgjigjur pyetjeve që revista i kishte adresuar.

Por pas deklaratave të Friedman, ka ardhur edhe reagimi i LSI, e cila ironizon gazetarin.

“Lidhur me deklaratat e kolegut të Mother Jones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe Mother Jones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë”, thuhet në reagimin e LSi për mediat./a.m./noa.al/