Transmetuar më 26-04-2018, 19:50

Dihet tashmë se alkooli shkakton dëme të parikuperueshme në organizëm dhe përgjithësisht ata që abuzojnë, rrezikohen kryesisht nga sëmundjet e mëlçisë.

Nëse juve dini të kufizoni veten dhe nuk abuzoni, nuk rrezikoni. Por, sa është sasia e alkoolit që juve nuk duhet të kaloni.

Sipas një studimi të kryer së fundi nga Universiteti i Padovas në Itali, rezulton se konsumi i më tepër se 5-6 gotave verë në javë rrit rrezikun për probleme shëndetësore.

Me pak fjalë, juve i shkurtoni jetën vetes nëse e teproni. Studimi i Universitetit të Padovas përfshiu 19 shtete me mirëqenie të lartë, në total 599.912 persona.

Këtyre personave u është matur sasia e alkoolit që kanë pirë në javë. Gjysma e tyre, raportohet se konsumojnë më shumë se 100 gramë në javë, ndërsa 8.4 % e tyre konsumonin një sasi të madhe, 350 gramë.

Nga studimi rezultoi se ata që tejkalonin sasinë prej 100 gramësh në ditë, përballeshin me një rrezik më të lartë mortaliteti shkaktuar nga një sërë faktorësh. Sipas studiuesve, personat që konsumojnë jo më shumë se 100 gramë në ditë u shkurtohet jeta me gjashtë muaj. Ata që kapin sasinë 200 gramë u shkurothet jeta 1-2 vite ndërkohë ata që kalojnë 350 gramë u shkurtohet jeta 4-5 vite.

“Mesazhi kryesor për shëndetin e popullatës është se, në rast se konsumoni alkoolin pini më pak sepse mund t’ju ndihmojë të jetoni pasi redukton rrezikun e shumë sëmundjeve kardiovaskulare”, shprehet Angela Wood, autorja kryesore e studimit./a.m./noa.al/