Transmetuar më 26-04-2018, 16:59

Pak javë më parë, legjenda e kombëtares suedeze shprehu hapur dëshirën për të qenë pjesë e botërorit Rusi 2018.

Për të apasionuarit e futbollit ky ishte një lajm i mirë për të parë në fushë një futbollist të këtyre niveleve.

Por shpresat e Zllatanit janë shuar nga trajneri i kombëtares së Suedisë, Andersson, i cili ka thënë se Ibrahimoviç nuk do të jetë pjesë e ekipit në kampionatin botëror.

“Ai nuk mund të marrë vendime pa më pyetur mua”, mësohet të ketë thënë kreu i pankinës së Suedisë.

Ndërkohë, në një komunikim tjetër, edhe Federata suedeze tha zyrtarisht se futbollisti nuk do të luajë në kampionatin botëror. /k.k/noa.al/