Transmetuar më 26-04-2018, 14:39

Pesë vite burg ka kërkuar Prokuroria për Krime të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Burgjeve.

Përveç dënimit me burg, organi i akuzës ka kërkuar që Zoto të mos ushtrojë asnjë funksion publik me të paktën pesë vite.

Ka qenë dëshmia e ish-vartësi i Zotos, Iljaz Labi i cili vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar se Drejtoi i Burgjeve në atë kohë 20 milionë lek nga biznesment që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Për Labin Prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg, por për shkak të bashkëpumit me drejtësinë kërkoi që të shfuqizohej ky dënim. /k.k/noa.al/