Transmetuar më 26-04-2018, 12:20

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës është pezulluar për shkak të një proteste të banorëve të Orikumit të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre të prekura nga ndërtimi i rrugës lidhëse të autostradës me Transballkaniken.

28 familje që nuk kanë përfituar dëmshpërblim, kanë hyrë në mbledhje me pankarta në duar kundër kryebashkiakut Dritan Leli.

 “Dritan Leli dhe Edi Rama na gënjyen”, shkruhej në pankartat e protestuesve.

Edhe këshilltarët e djathtë të Vlorës kanë bojkotuar mbledhjen me pretendimin se kërkesa e banorëve nuk është futur në rendin e ditës të mbledhjes.

Në sallë ka ndërhyrë edhe Policia Bashkiake për të qetësuar situatën./m.sh/noa.al/