Transmetuar më 26-04-2018, 11:36

Dy vajza dhe dy djem janë kthyer në rrezik serioz për banorët Kuçovës, për shkak të vjedhjeve që kryenin.

Nga ana e uniformave blu, gjatë kësaj të mërkure u bë arrestimi Ledjana G., 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 15-vjeçaren B.O., banuese në Durrës.

Po ashtu u shpallën në kërkim 23-vjeçari S.B., dhe 16-vjeçari E.D., të dy banues në Durrës.  

Katër të rinjtë dyshohet në bashkëpunim me njëri- tjetrin më 25 prill në fshatin Havaleas, Kuçovë kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B., 26 vjeç.

Gjithashtu ata, dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më 8 shkurt në Perondi, Kuçovë, në lokalin e 60-vjeçarit A.Sh., banues në Perondi, Kuçovë, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, ndërsa për 15-vjeçaren

B.O., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip Opel pa leje drejtimi. /a.y/noa.al