Transmetuar më 26-04-2018, 08:37

Një makine luksoze në Elbasan, i është vënë zjarri gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme.

Ngjarja është shënuar rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirim”, Elbasan, ku është djegur një makinë “Audi- Q7”.

Makina me targë TR 6464 M, në pronësi të 46-vjeçarit A.B., si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese