Transmetuar më 25-04-2018, 22:38

Përfundon takimi bdërmjet Bayern Munchen-Real Madrid, i vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Takimi i luajtur në Gjermani, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të madrilenëve.

Kanë qenë bavarezët që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Kimich në minutën e 28’.

Rezultati është barazuar nga Marselo në minutën e 44’ dhe me barazimin 1-1, është mbyllur edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Goli i avantazhit dhe i rezultatit përfundimtar është shënuar nga Asensio në minutën e 57’ të takimit.

Ndeshja e kthimit do të përcaktojë edhe skuadrën që do të kalojë në finale.

Kujtojmë që takimi tjetër Liverpool-Roma, që u luajt mbrëmjen e djeshme, përfundoi me rezultatin 5-2 në favor të anglezëve./a.k/noa.al/