Transmetuar më 25-04-2018, 19:18

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publik vendimin e zbardhur mbi motivet që çuan në shkarkimin e Fatos Lulos si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në vendmin prej 23 faqesh, sqarohet se ish-gjyqtari nuk justifikonte pasurinë e patundshme, zyrë prej 172 metrash katrorë.

“Në lidhje me dokumentacioni justifikues ligjor të burimit të deklaruar të të ardhurave që ka shërbyer për blerjen e aseti zyrë, me sip. 172 metra katror, me vlerë 120 mijë euro, nga zonja D.L dhe më pas i dhurohet subjektit Fatos Lulo, por dhe dhurime te e tjera në vlerë monetare. Rezultojnë se janë deklarime të rreme”, thuhet në arsyetimin e KPK.

Sa i takon zyrës së dhuruan nga motra, KPK sqaron se në kontratat e shitblerjes ka shkelje.

“Në lidhje me kontratat e shitblerjes të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe avokati i tij si burim financiar dhe shpjegimet se motra e subjektit të rivlerësimit znj D.L. ka kryer dhe shitblerje me pronat e përftuara prej saj, ku dy të tilla i ka dërguar me e-mail. Komisioni arsyeton se, përveç faktit se këto kontrata nuk janë deklaruar si burim krijimi i këtyre pasurive nga subjekti, ato nuk citojnë nëse këto të ardhura të përftuara nga shitja e pasurisë janë deklaruar dhe nëse për këto është paguar tatimi përkatës sipas legjislacionit të kohës.” shkruhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar të KPK.

Po ashtu, mes të tjerash, në vendim thuhet se KPK, “duke analizuar dhe shkresat zyrtare ka arsyetuar se janë bërë disa deklarime të rreme”./a.m./noa.al/