Transmetuar më 25-04-2018, 17:04

Një vajzë nuk ka duruar më dhe i është drejtuar policisë për të bërë denoncim për një fenomen të përhapur.

Vajza, e identifikuar vetëm me inicialet E.M, po përballet me keqpërdorimin e fotove të saj, të cilat janë vendosur ne disa profile false.

Ajo thotë se një gjë e tillë ka ndodhur tre muaj më parë, dhe vijon të përsëritet.

Me çështjen po merret Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2018, shtetasia E.M, ka bërë kallëzim se, para tre muajsh dhe në vazhdim, në rrjete sociale, janë krijuar adresa të ndryshme me fotot e saj.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Nenet 186/a dhe 121/a të Kodit Penal./k.k/noa.al/