Transmetuar më 25-04-2018, 13:09

Luhet sot në "Allianz Arena" të Mynihut supersfida e parë gjysmëfinale mes Bayernit dhe Realit të Madridit.

Teksa na ndajnë edhe shumë orë nga nisja e ndeshjes mediat spanjolle dhe ato gjermane kanë nxjerrë edhe formacionet që mund të hidhen në fushë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, më shumë gjasë do të luajë me formacionin 4-1-4-1, me James Rodriguez si playmaker dhe Robert Leëandoëskin në sulm.

Ndërsa Zidane do të futet në këtë ndeshje me formacionin e tij tipik, me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman në vijë të sulmit në një skemë 4-4-2.

Formacionet e mundshme

Bayern Munich: Ulreich; Rafinha, Boateng, Hummels, Kimmich; Javi Martinez, Ribery, James, Muller, Robben; Leëandoëski.

Real Madrid: Navas; Marcelo, Sergio Ramos, Varane, Carvajal; Isco, Kroos, Casemiro, Modric; Ronaldo, Benzema./m.sh/noa.al/