Transmetuar më 25-04-2018, 09:35

Policia e Dibrës vuri në pranga një 24-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni".

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e tij drejt Italisë.

"F.Z, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, njofton policia./m.sh/noa.al/